Menaxheri i bursë Exmo Bitcoin është rrëmbyer në Ukrainë. Sipas mediave Ruse dhe Ukrainase, 40 vjeçari Pavel Lerner u rrëmbye ndërsa largohej nga zyra e tij më 26 Dhjetor.
Sipas raportimeve ai është futur në një Mercedes-Benz në ngjyrë të zezë. Policia në Kiev konfirmoi rrëmbimin.
Lerner është një ekspert Rus i blockchain dhe lajmet për rrëmbimin e tij kanë tronditur komunitetit ndërkombëtar të kriptomonedhave.
Blockchain është një teknologji e cila mundëson monedhat kriptografike si bitcoin.
Sakaq Exmo ka 94,955 përdorues aktivë. Ditën e Enjte kompania tha se kishte pësuar një sulm kibernetikë. /PCWorld Albanian