Rrëmbehet e më pas dhunohet personi me aftësi të kufizuara

E publikuar: 07/02/2022 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar nga Gjakova po dyshohet se u dhunua të dielën mbrëma, nga një burrë tjetër.

Personi 50 vjecar, me inicialet Q.K. me aftësi të veçanta ka njoftuar policinë se ka qenë pre e dhunës seksuale nga një person që, sipas policisë, ai nuk e njihte.

Për rastin akoma nuk ka ndonjë të dyshuar, por sipas policisë, janë duke u bërë hetime për zbardhjen e rastit.

Edhe prindi i viktimës i tha Klan Kosovës se nuk di shumë si ka ndodhur rasti por që nuk e ka pritur mirë, dhe që pret të vihet drejtësia.