Videoja e bërë nga kamerat CCTV tregon momentin kur trashëgimtari i perandorisë së drogës multi-milionëshe Joaquin Guzman u kap peng nga disa persona me armë në një restorant meksikan
Jesus Alfredo Guzman Salazar, 29 vjeçar, mund të shihet në gjunjë derisa ka një mitralozë e ka të drejtuar në kokën e tij. Shtatë sulmues kishin hyrë me mitralozë në restorantin La Leche në Puerto Vallarta, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Express.
Gjithsej pesë persona u rrëmbyen bashkë me djalin e mbretit të drogës El Chapo.
Prokurori shtetit Eduardo Almaguer, ka konfirmuar rrëmbimin e djalit të mbretit të drogës, El Chapo, përmes një konference për media.