Rreh mësuesen barbarisht në klasë se i shkonte me burrin [VIDEO]

E publikuar: 25/03/2015 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e tërbuar ka rrahur për vdekje një mësuese para nxënësve të saj, pasi zbuloi se ajo flinte me burrin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në një klasë Huimanguillo, Meksikë kur Laelia Paredes Flores, 35 vjeçe iu sul dashnores së burrit të saj, Marcella Villalpando Tovar, 32 vjeçe.

Stafi dhe nxënësit nuk kanë bërë asgjë, përveçse “kanë shijuar” rrahjen dhe kanë përfituar ta filmojnë dhe ta hedhin atë në internet.

Bashkëshortja e xhindosur e ka tërhequr nga flokët mësuesen dhe u është kthyer spektatorëve me fjalët: ‘mbroni veten ju K….a” Ndërsa një grua tjetër e inkurajon bashkëshorten e tërbuar duke i thënë “Bjeri më fort”.

Por video ka marrë edhe shumë kritika, sidomos për njerëzit që rrihnin dhe shihnin pa bërë asgjë, thua mësuesja ia kishte marrë me zor burrin gruas së tërbuar. Rreth ngjarjes tani është hapur një investigim.

/express/