Rrëfimi shokues i 30- vjeçares: Ja si më shkatërroi botoksi! (Foto)

E publikuar: 04/11/2015 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është një 30 – vjeçare e cila falë varësisë ndaj botoksit përfundoi me një vrimë gjigande në buzë, duke rrezikuar që të mbetet tërë jetën e shpërfytyruar.
Në një rrëfim për të përditshmen britanike “Daily Mail”, instruktorja nga Ëarringtoni tregon se bashkëshorti i saj Steve ka shpenzuar plot 43 mijë paund gjatë 8 viteve martesë, në mënyrë që Lisa të kryente ndërhyrje kirurgjikale.
Lisa Hind pranoi të martohej me 51 – vjeçarin, vetëm pasi ai nënshkroi një kontratë paramartesore për të paguar 450 paund në muaj për botoksin e buzëve, seanca të rregullta solare si dhe extension (zgjatje) të flokëve dhe thonjve.
Gjithçka ndryshoi kur ajo u rrëzua gjatë kohës që ndodhej me pushime në Spanjë. Si pasojë Lisa çau buzën dhe përfundoi me një vrimë të madhe në gojë, të cilën mjekët e kishin të pamundur për ta mbyllur, për shkak të sasisë së madhe të mbushjes të përdorur tek buzët. 30-vjecarja kishte plot 8 vjet që i mbushte rregullisht buzët.
Pas këtij aksidenti Lisa është betuar se nuk do të kryejë më kurrë ndërhyrje kirurgjikale.
“Isha e fiksuar pas operacioneve plastike, por varësia ime ndaj botoksit dhe mbushjes së buzëve më la me buzë të shpërfytyruar dhe ekziston rreziku se goja ime do të mbetet tërë jetën e shtrembëruar. Dua t’u them të gjitha femrave që të t’i thonë jo operacioneve plastike”-përufndon 30-vjecarja.