Rrëfimi rrëqethës i viktimës së trafikimit: Më kanë përdhunuar 43.200 herë! (Video)
Karla Jacinto ka përjetuar tmerrin e vërtetë, kur ka rënë në duart e trafikantëve të njerëzve, që në Meksikë konsiderohet si një “industri” fitimprurëse.
Qysh si 12-vjeçe, ajo ishte mashtruar nga një trafikant i cili i kishte premtuar gjitha të mira në jetë, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se ka jetuar në një familje të varfër, trafikanti kishte arritur ta joshë me dhurata, para dhe vetura të shpejta.
Jacinto ishte dashuruar marrëzisht në trafikantin 22-vjeç, sa që ishte larguar nga shtëpia në mënyrë që të jetonte me të në Tenansigo.
Atje kishin jetuar për tre muaj, ku më pas e kishte dërguar në Guadalajara, vend ky ku është detyruar të punojë si prostitutë.
“Ndërrimi im i punës fillonte në ora 10 të mëngjesit dhe përfundonte në mesnatë”, ka deklaruar Jacinto.
Sipas saj, klientët ishin mizorë dhe për asnjë moment nuk brengoseshin për gjendjen e saj shëndetësore por edhe shpirtërore.
“Disa burra fillonin të qeshnin sepse unë qaja. Shumicën e rasteve gjatë aktit seksual i mbyllja sytë, në mënyrë që të mos i shoh se çfarë duke më bërë”, ka shtuar ajo.
Jacinto kujton momentet kur trafikanti i saj, për pak sa nuk ishte çmendur kur kishte kuptuar se disa klientë i kishin lënë shenja në qafë nga kafshimet, transmeton Telegrafi.