Rrëfimi prekës i Edi Ramës: Qe lufta e djalit tim me kancerin!

E publikuar: 15/10/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në Kongresin e Onkologjisë ka folur për herë të parë për një sëmundje shumë të rëndë, Rama ka bërë edhe një rrëfim për eksperiencën e tij personale me kancerin. Ai tha se ka kaluar një situatë të rëndë 11 vite më parë me djalin e tij, Greg Rama.

“Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vite më parë, më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija që djali im ishte i sëmurë me kancer. Dhe, mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte.

Por, një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte një ndryshim të madh në atë që vetëdija bën, kur kemi të bëjmë me kancerin, një dallim që shtrihet nëpër të gjitha vendet, kur kemi të bëjmë për vendet dhe vendet nuk dallojnë duke u bazuar në atë që kanë, por më shumë në atë që dinë dhe sa më shumë të dinë aq më të mirë janë”, tha Rama.

Ai u ndal më tej në përpjekjet për të transformuar vendin dhe shëndetësinë. “Kongresi i Onkologjisë është një ngjarje e veçantë. Kemi investuar për shërbimet shëndetësore. Po luftojmë problemet që trashëguam”, tha ai.