Rrëfimi i Mashkullit më Seksi në Planet (FOTO)

E publikuar: 15/11/2016 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur, Dwayne ‘The Rock’ Johnson është shpallur Mashkulli më Seksi nga revista People.

Por aktori thotë se ai nuk e harron kurrë se sa e vështirë ka qenë dikur jeta për të.

Vitet e para të jetës në Honolulu ishin të vështira.

“Isha një fëmijë sfidues,” thotë 44-vjeçari.

“Bëja shumë gjëra që nuk duhej t’i kisha bërë. Jam arrestuar disa herë, por njëkohësisht i respektoja shumë mësuesit dhe të moshuarit. Isha i pasigurt se kush isha dhe kush doja të bëhesha”.

Ndërkohë që familja ishte në vështirësi, Johnson u pranua në Universitetin e Majemit dhe nisi të luante futboll.

Ai iu bashkua Ligës Kanadeze të Futbollit pas diplomimit në vitin 1995, por u largua dy muaj më vonë.

“Dështimi është padyshim diçka që nuk e duam, jemi gjithmonë armiqësorë ndaj dështimit pasi nuk është qëllimi përfundimtar,” thotë Johnson.

“Luajta futboll për dhjetë vite me një qëllim: që të futem në ligën profesioniste, çka do të thoshte se ne nuk dëboheshim kurrë. Kjo do të thoshte se mund t’u blija prindërve të mi shtëpinë e parë, makinat e tyre, çfarëdo që donin. Prandaj dështimi ishte i vështirë, ishte një pilulë e fortë”.

Johnson e rivlerësoi jetën e tij dhe ndërmori veprime.

“Hodha sytë tek portofoli im dhe kisha në total vetëm shtatë dollarë. Kisha prekur fundin,” thotë ai.

Duke ndjekur gjurmët e meshkujve të tjerë në familje, Johnson nisi mundjen (babai dhe gjyshi i tij kanë qenë mundës profesionistë).

Ai fitoi ndeshjen e parë në vitin 1996.

“Isha me fat dhe ishte një privilegj që Vince McMahon më lejoi të fitoja,” thotë ai.

Pas një karriere të suksesshme në mundje, ai bashkëthemeloi një kompani prodhimi me ish-gruan e tij, Dany Garcia dhe e quajti “Shtatë dollarë”, që të shërbente si një kujtesë e vazhdueshme se si kishin qenë gjërat dikur.

“Gjithmonë veproj sikur do kthehem sërish në atë pikë. Mund të duket klishe, por vazhdimisht them: më merrni mua si shembull. Nëse unë mundesha dhe ia dola, të gjithë mundemi pasi të gjithë kemi pikat e ulëta në jetën tonë. Shpresoj të motivoj dhe frymëzoj disa njerëz”.

Por a ka ndonjë keqardhje?

“Kam pasur. Pastaj shkova në atë vendin ku bëra shumë kërkim shpirtëror dhe mësova të mos ndjej keqardhje për gjërat dhe kuptova se gjithçka ndodh për një arsye. Edhe pse arsyeja nuk është domosdoshmërisht përpara nesh në atë kohë. Duhet të kesh besim se arsyeja në fund do të zbulohet”.

thr_issue_23_fea_the_rock_5