Papa Françesku ka pohuar se ka që prej vitit 1990 që nuk ka parë televizor.
Gjithashtu tha se nuk ka ndjekur as ndeshjet e ekipit të tij të preferuar të futbollit, San Lorenzo de Almagro, por tha se vihej në dijeni rregullisht për rezultatet e tyre. Kjo tha ai, ishte një premtim ndaj Virgjëreshës Mari.
Në një intervistë dhene një gazete argjentinase, Papa tha se nuk kishte asnjë arsye të veçantë për zotimin e tij, po ai thjesht vendosi.
“Kjo nuk është për mua.Unë nuk kam parë TV që nga viti 1990. Ky është një premtim që i kam bërë Virgjëreshës se Carmen mbrëmjen e datës 15 korrik 1990. I thashë vetes:” Kjo nuk është për mua”.
Nëse ka pasur apo jo përjashtime, Papa argjentinas, një tifoz i futbollit, këmbënguli. “Unë s’kam parë asgjë …”
Papa ka deklaruar gjithashtu se ai nuk e navigon në internet, por lexon vetëm një gazetë për dhjetë minuta në mëngjes.