Njëri nga të plagosurit në Lagjen e Trimave në Kumanovë në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ka rrëfyer për luftimet për vrasjen e bashkëluftëtarëve dhe vrasjen e policëve maqedonas.
Për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ai tregon se nuk kanë pasur për qëllim të kryejnë luftë në vendbanim, sepse qëllimi i tyre ishte ta godisnin qeverinë maqedone e cila nuk po respekton marrëveshjen e Kumanovës dhe se qëllimi i tyre është krijimi i Shqipërisë Etnike.
Thotë se kanë qënë të tradhtuar, sepse ata kishin për qëllim të nisnin konfliktin më 9 maj dhe se për këtë tradhti do të kërkojnë llogari.
Ai ka rrëfyer se si kanë depërtuar në rrethin e policisë maqedone për tu dalë në ndihmë bashkëluftëtarëve.
Për më tepër ndiqeni videon e intervistës me luftëtarin e konfliktit në Lagjen e Trimave në Kumanovë: