Margarida Sousa jeton përballë teatrit Bataclan dhe mirëpriti të plagosurit në shtëpinë e saj.
Gruaja heroin që ndihmoi të plagosurit që ishin në gjendje të rëndë gjatë sulmit në Paris ka përshkruar lëndimet e tyre të tmerrshme.
Ajo tregoi numrin e njerëzve që ia mësynë në shtëpinë e saj duke kërkuar strehim teksa largoheshin nga vendngjarja e sulmit terrorist.
Margarida tha ekskluzivisht për The Mirror: “Kanë qenë rreth 40 njerëz të cilët erdhën në ndërtesë dhe ata u përpoqën për tu fshehur kudo”.
Ata erdhën në banesën time dhe e disa shkuan në një apartament në katin e katërt”
“Ishin gjashtë të lënduar dhe njërin në gjendje kritike, një vajzë kishte dy plumba mbrapa shpinës. Po ashtu ishin edhe dy meshkuj të lënduar, të cilët ishin plagosur në krahët e tyre dhe po gjakosnin gjithkund. Një tjetër vajzë kishte një plumb që kishte depërtuar nga krahu drejt gjoksit të saj”, transmeton lajmi.net.
“Ishte e tmerrshme, kishte gjak gjithkund, secili ishte në panik. Zjarrfikësit, policia dhe mjekët erdhën dhe tentonin që ta qetësonin secilin dhe të më ndihmonin mua që të kujdesem për ata” tha ajo.