Hana Humpalova dhe Antonie Chrastecka, dy gratë me nënshtetësi çeke u morrën peng nga El-Kaeda ndërkohë që në vrazhdën e një turi rreth globit vizitonin Pakistanin, pas dy vitesh u shpëtuan falë ndërhyrjes së Fondacionit Humanitarë IHH dhe u sollën në Van të Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Dy nënshtetëset çeke 27 vjeçare, Antonie Chrastecka dhe Hana Humpalova kishin nisur një tur rreth globit për të njohur nga afër kulturat dhe besimet e ndryshme.
Chrastecka dhe Humpalova ndërkohë që po kalonin kufirin nga Irani drejt Pakistanit u morën peng nga grupe të armatosura që i përkisnin El-Kaedës.
Pas shumë kërkimeve nëna e Hana-s, Jana Humpalova dhe nëna e Antonie-s, Eva Chrastecka nuk lanë derë pa trokitur deri sa arritën të gjejnë një gjurmë. Ata mësuan se vajzat e tyre ishin gjallë dhe mbaheshin peng në Pakistan.
– Dy muaj më parë familjet e dy pengjeve kontaktuan me IHH-në.
Si një shpresë e fundit dy nënat kërkuan ndihmë para dy muajsh nga Fondacioni IHH.
IHH pasi mori në kosnideratë dy nënat të cilat ishin shumë të trishtuara nga humbja e vajzave të tyre pas një muaji kërkimesh arriti të kontaktojë me grupin të cilin i mbante peng në Pakistan.
Nën organizimin e Koordinatorit të Diplomacisë Njerëzore Ndërkombëtare të Fondacionit për Ndihma Humanitare IHH, Izzet Shahin u arrit një kompromis me grupin i cili i mbante peng dhe për rreth një muaj u kujdesën që për çdo gjë, deri tek ilaçet dhe ushqimi i dy pengjeve. Më në fund u arrit të sillen në Turqi.
– IHH me shpëtimin e tyre na bëri të përjetojm një ditë historike.
Shahin në një deklaratë për AA në zyrën e IHH në Van tha se janë shumë të gëzuar që kanë arritur ti rilidhin në jetë dy pengjet çeke të marra peng më 13 mars të vitit 2013 në Pakistan.
Nënat e dy grave kërkuan ndihmë nga ne që ti’u shpëtonim vajzat e tyre tha Shahin dhe fjalën e tij e vazhdoi në këtë mënyrë:
“Edhe ne mobilizuam të gjithë mundësitë e fondacionit. Me punimet për ndërmjetësim të cilat zgjatën gjatë dy muajve të kaluar, i morëm shëndoshë e mirë dhe pas pak do ua dorëzojmë familjeve të tyre. Antonie dhe Hanna kanë qëndruar për dy vjet brenda. Ky ishte një proces kohor i vështirë për ta. Më përpara janë bërë mjaft tentativa për shpëtimin e tyre. Shpëtimi i tyre u bë e mundur ditën e sotme dhe në sajë të diplomacisë së IHH. Me këtë rast ishim dëshmorë të përkujdesisë që treguan familjet. Pa ndërprerje, qoftë edhe për një ditë, treguan përpjekje për të shpëtuar vajzat e tyre. Në këtë kontekst aplikuan në fondacionin tonë. Dëshira jonë është që të mos përballemi më me raste të tilla dhe të mos shohim më dhimbje të tilla. Por edhe nëse do të ketë raste të tjera si fondacion do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi për të liruar njerëzit e tjerë.”
Şahin bëri të ditur që pas procedurave përkatëse Antonie dhe Hanna do të dërgohen në shtetet e tyre.
– “Deri më sot erdhëm me shpresën e ditës kur do të mbetemi të lirë”
Hanna Humpalova e cila përjetonte lumturinë e arritjes në liri pas një burgimi dy vjeçar, tregoi se para dy vitesh, ndërkohë kur po bënin udhëtim me autobus në zonën e Taftanit, në afërsi të kufirit të Pakistanit me Iranin, një grup i armatosur ka ndaluar mjetin dhe ka bërë kontrollin e pashaportave deh kartave të identitetit.
Humpalova e cila tregon se grupi në fjalë më pas i ka zbritur pasagjerët nga autobusi dhe i ka arrestuar ata, vijon kështu:
“Kështu filloi kjo periudhë dy vjeçare burgimi e jona. Ne nuk e dinim se nga kush ishim arrestuar. Sepse ata nuk e prezantuan veten dhe megjithëse kanë kaluar dy vjet ende nuk e dimë se përse jemi arrestuar. Në fillim ishte shumë e vështirë. Për herë të parë shihnim arme dhe njerëz të armatosur. Sigurisht që nga armët dhe bombat që dëgjonim përreth ndjehenim të shqetësuar. Por me kalimin e kohës filluam të mësohenim me këtë. Patjetër që nga dora jınë kishin marrë çdo gjë.
Ne u munduam që të mendojmë fëmijët, të ëndërrojmë, të sjellim para sysh ata ditët e lumtura që kishim kaluar dhe të mendojmë pozitivisht. Erdhëm deri më sot me shpresën se një ditë dotë jemi të lirë. Ende nuk isha e sigurt se gjatë udhëtimit do të mund të takoja familjen dhe se do të isha e lirë. Patjetër që nga njëra anë kisha edhe mendime duke thënë se ‘po hapemi ndaj një bote të re dhe jemi në fillim të një jete të re’. Kur dolëm jashtë për hrë të parë pamë diellin, na lumturoi neve fakti që rreth nesh kishte njerëz që iu qeshin fytyrat. Madje edhenga këta ishim privuar.”
– Ëndërruam se si do të mund të jemi njerëz më të mirë”
Humpalova e cila tregon se kanë qëndruar larg për dy vjet nga familjet e tyre dhe se në jetën e tyre kanë ndryshuar shumë gjera, vijoi kështu:
“Ishte një ambient në të cilin nuk na jepej shumë mundësia të mendonim. Në atë periudhë kohore ne menduam familjet. ‘ Menduam se si mund të jemi fëmijë më të mirë për familjet tona’, menduam rrethin shoqëror, shokët dhe njerëzit e tjerë. Menduam se si mund të jemi njerëz më të mirë edhe për ta. Përse ne jemi këtu, çfarë kishim për synim dhe se çfarë na ndodhi neve. Thurëm ëndrra të bukura për kohën në vijim. Tani jam shumë e padurueshme. Për dy vitet e kaluara nuk morëm lajm nga familjet tona. Nuk e dimë se në ç’situatë anë ata. Patjetër që të shohim fytyrat e tyre të qeshura do na lumturojë shumë neve. Ndoshta do të qajmë deri kur t’i shohim për herë të oarë.”
Humpalova falënderoi Fondacionin IHH, i cili bëri të mundur që të mbeten të lira si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut
– “Kam frik mos ko është një ëndërr”
Ndërsa Antonie Chrastecka e cila thotë se për dy vjet janë bërë mbështetje për njëra-tjetrën me Humpalovën, tha se ka mbetur larg familjes për dy vjet dhe se madje nuk ka ëndërruar që një ditë të bashkohet me familjen e saj.
Chrastecka e cila tha se, “Unë ende nuk e besoj ditën e sotme por unë jam këtu” vijoi kështu:
“Nga njëra anë jam shumë e shqetësuar, shumë e lodhur. Por po jetoj ditën më të lumtur. Ndjenjat e mia janë më të ngarkuara dhe e kam të vështirë t’İ tregoj në Anglisht. Ishte shjmë e vështirë për mua të mbetem larg nga familja. Që nga minuti i parë dëshiroja të kthehesha tek familja ime dhe të isha me ta. Tani jam shumë e lumtur, jam shumë e emocionuar. Jam shumë e lodhur por nuk dua as të fle. Sepse kam frikë se kjo është një ëndërr. Për këtë arsye dua të rri zgjuar e të bashkohem me familjen time.”
Humpalova dhe Chrastecka të cilët u mbajtën si misafir për një kohë në zyrën e IHH në Van, më vonë iu dorëzuan familjeve që erdhën me avion privat në Van dhe pastaj u dërguan në Republikën e Çekisë./Indeksonline/