Rrëfimi i dhimbshëm i ‘Davidit të UÇK-së’: Nëse kam një dëshmor pa tre ushtarë serbë të vrarë, s’më shihni më

E publikuar: 19/04/2025 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, ka folur rreth sakrificës së shqiptarëve gjatë luftës dhe krahasimit me humbjet në anën serbe.

“Nëse unë e kam një dëshmor pa tre serbë të vrarë, e marrë një rrugë, kurrë s’më shihni më”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe raportin e forcave ushtarake në atë kohë, duke thënë: “Ushtria më e zhvilluar në Evropë e treta, unë e kam nja të vrarë, ata i kanë tre. 23 herë në vit kam qenë në Shqipëri për një vit, i bie dy herë në muaj. Vet i 12-i, i 13-i, shumicën e kohës në kushte më mizere.”, shtoi ai në një rrëfim për Gazeta Demos.