Ndarja nga ish-partneri, ndonjëherë mund të rezultojë më e vështirë nga sa e kishit menduar.
Rasti i kësaj 38 vjeçareje është shembull i kësaj.
I dashuri i saj nuk mund ta pranojë ndarjen dhe për t’ia demonstruar dashurinë, ai ka gjetur një mënyrë të veçantë.
Lexoni historinë e cila është publikuar në “The Sun”, në rubrikën e psikologes.
Letra e gruas
“Jam e shokuar nga veprimet që bën ishi dashuri im, me të cilin kam disa kohë që jam ndarë. Unë jam 38vjeçe ndërsa ai 41vjeç. Ai më thotë që më do shumë dhe nuk do t’i japim fund, por unë nuk mund të vazhdoja më me të. Edhe pse ka kaluar kohë ai vazhdon të më shkruaj, dhe këto kohë ka gjetur një mënyrë të re. Më dërgon foto nudo të vetës së tij dhe më thotë që më do dhe kërkon të kthehemi prapë. Nuk dua t’ia bllokoj numrit apo ta bllokoj nga Facebooku pasi mendoj se kjo do ta shkatërronte dhe nuk dua t’i bëj keq”.