Ende i ka të freskëta kujtimet e një të marte vjeshte. Ankthi i para 17 vjetëve nuk po e lë rehat as tash.
‘Nuk e harroj vajza e dytë kur ka bërtitë…’, rrëfen ajo.
Përkundër tmerrit të përjetuar ajo dhe tre vajzat e saj vendosën të mos heshtin më.
“Na dojna me e ditë dikush se çka kemi pësu, çka kemi dhanë edhe çka kemi vuajt’, thotë 54 vjeçarja.
Sipas të dhënave rreth 20 mijë gra u dhunuan gjatë asaj kohe.


















