Bujar Lepaja, ish i burgosun n’kohën e Ish-Jugosllavisë, ka vendos me paditë njeriun i cili e ka torturue në burg në vitin 1982, kur asht burgos gjaja për çashtje të propagandës së ish-sistemit.
Lepaja rrefimin e tij ekskluziv e ka ba n’emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në TV Rrokum.
Ai ka theksu se asht tue provue plot 6 herë me ngrite ketë padi, tue shtue se ai e ka ketë të drejtë ligjore.
Ai ka theksue se ketë po e ban mbas 22 vjetëve, tue shtue se ai zotnia asnjihere nuk ka ardhe as me kerkue se paku falje nga une.
Lepaja ka theksue se asht torturue nga nji person, që s’e ka ba emnin e tij publik, si nji i mitun 16-vjeçar, vetem ne praninë e oficerëve serbë.