Një plakë 73-vjeçare në Podujevë, jeton krejt e vetme. Rasti i saj bëhet edhe më i rënd me faktin se ajo është e verbër.
Feride Mehani, ndonëse e ka të vështirë, duhet patjetër që të ushqehet vet tash e 15 vjet.
Që nga vdekja e burrit, me të cilin nuk pati fëmije, ajo thotë se jetën e bënë më zor, në shtëpinë e vjetër.
Në të janë bërë minjtë e insektet, të cilat disa here edhe i prek me dorë.
Gruaja që jeton në Podujevë qyshkur u martua, është e mërzitur nga vetmia, pasi rrallë herë i shkon dikush për ta parë.