Momentalisht është femra më e komentuar jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për mënyrën se si ajo prezanton lajmet. Fjala është për Greta Hoxhën, spikeren e televizionit “Zjarr Tv”, e cila është në qendër të vëmendjes prej ofertave tunduese (edhe pse ajo nuk i konsideron të tilla) nga televizione të huaja, por edhe për ndërhyrjet kirurgjikale. E akuzojnë se ka zmadhuar gjoksin, duke i krahasuar foto të muajve të parë kur prezantonte lajmet dhe aktualisht. Por ajo mohon kategorikisht këtë gjë, duke dhënë edhe një sqarim se përse gjoksi i duket më i madh se më përpara. Ndërkohë, Greta tregon se përse paga 4.800 dollarë nuk i duket tunduese dhe njëherësh komentet pozitive e negative që merr nga fansat, duke i treguar ato me fakte. Ndër të tjera, flet për projektet në vazhdim, që sipas saj do të jenë “Super”.
A është e vërtetë që të ka ardhur një ofertë për të punuar në një televizion australian kundrejt një page 4.800 dollarë?
Po, është shumë e vërtetë! Kam marrë ofertë nga televizioni australian, por edhe pse e kam refuzuar ata vazhdojnë të më shkruajnë.
Si është përgjigjja jote pas këmbënguljes së tyre?
Normalisht që e dëgjova se për çfarë bëhej fjalë, por është diçka që nuk ka të bëjë fare me preferencat e mia për t’u shfaqur në televizion. Ajo që më intereson është të ndihem rehat me punën time dhe jo të bëj diçka për hatër të lekëve, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë!
Po ofertat e tjera që të kanë ardhur, kanë qenë kaq tunduese?
E kush tha që kjo ofertë ishte tunduese për mua? Përderisa ai lloj formati nuk është në preferencat e mia, sigurisht që asgjë tjetër nuk mund të jetë tunduese.
A do mundje të jepje lajmet tërësisht e zhveshur?
Ju gazetarët i ngatërroni ca gjëra dhe sinqerisht nuk e kam kuptuar dot pse. Unë në lajme mbaj një xhaketë të veshur ku e vetmja gjë që ekspozoj është dekolteja dhe asnjë pjesë tjetër të trupit. Mos u ngatërroni me zhveshjen se nuk ka lidhje. Unë i urrej me fanatizëm gjërat që tejkalojnë limitet.


















