Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, po e quan proces të montuar politikisht rastin e klientit të tij.
Ai ka thënë prokurori i kaluar nuk ka qenë bashkëpunues dhe korrekt me palën mbrojtëse.
Rrecaj, e ka akuzuar prokurorin e mëparshëm se qysh në fillim ishte marrë me një fushatë degraduese kundër Limajt.
“Kryeprokurori gjithmonë ka kundërshtuar kërkesat e palës mbrojtëse”, tha Rrecaj.
Rrecaj gjithashtu tha se ndaj klientit të tij gjithmonë po nisin procedurat kur po ka edhe zhvillime të mëdha politike, transmeton KP.
Por këto deklarata nuk i pëlqyen gjyqtares së rastit e cila e quajti histori duke e lutur në të njëjtën kohë që avokati të filloj me pikat e aktakuzës.