Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka shkruar “MIRËMËNGJESI nga “Republika Autoritare” e Kosovës”.
Postimi i tij i plotë:
MIRËMËNGJESI nga “Republika Autoritare” e Kosovës.
Urime, Kryeministër, për xhipin mbi 500 mijë euro.
Nafta “e lirë”.
Rryma “e lirë”.
Buka “e lirë”.
Vaji “i lirë”.
Mielli “i lirë”.
Barnat “falas”.
Pacientët nuk kanë më nevojë të dalin jashtë vendit për trajtim.
Të rinjtë po kthehen masivisht.
Fabrikat po hapen çdo javë.
Termocentrali i ri u ndërtua.
Ekonomia po lulëzon.
Populli po jeton më mirë se kurrë.
Bankat po falimentojnë…
Sepse shteti i ka ulur kamatat në zero.
Po punojnë me zero fitim.
Po mezi po mbijetojnë


















