Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashkimin me koalicion AKR-PD

E publikuar: 01/10/2024 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrahmani tha se kjo po bëhet për shkak të projektligjeve, përkatësisht Kodit Civil dhe atij për Fertilizim të Asistuar, që kanë ardhur në kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, e që sipas tij, e cenojnë familjen tradicionale shqiptare.

Ai foli edhe për angazhimin tutje që do ta kenë në Kuvendin e Kosovës, ku tha se do ta mbështesin secilën iniciativë që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.

“Arsyeja pse jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe kemi thënë se këto probleme kemi tentuar që t’i zgjidhim brenda subjektit, e për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes, e që është arsyeja që jemi këtu”.

“Vazhdimi ynë si deputetë do të jetë ashtu siç ka qenë, do ta mbështesim secilën iniciativë që është e dobishme dhe do ta kundërshtojmë secilën çështje që konsiderojmë se është e dëmshme”, tha Rrahmani, njofton Klankosova.tv.