Rrahman Jasharaj: Edhe me m’ngreh zhag nuk e ndalim grevën

E publikuar: 05/09/2022 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rrahman jasharaj

Rrahman jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në emisionin “Pressing” të t7 ka thënë se nëse do të heqin dorë nga greva, “në përkthim në gjuhën shqipe do të ishte tradhti ndaj anëtarësisë”.

Jasharaj tha se nuk e ndalë grevën edhe nëse “e ngrehin zhag”.

“Erdhi 1 shtatori, kemi pasur dy mundësi, ose ta vëmë mindilin e bardhë e të dorëzohemi, që në përkthim në gjuhën shqipe do ishte tradhti ndaj anëtarësisë ose të hijmë në grevë. Ne e bëmë këtë të dytën sepse e kemi oligim. Mësimin që na ka dhënë anëtarësia mua dhe shokëve të mi, nuk e tradhtoj për kurgjo në botë, madje jo për skena të tilla sikur sot, por edhe nëse ndodhin skena tjera, që do të më ngrehin edhe zhag rrugës, sepse nuk turpërohem kuku për mu nëse më ngrehin rrugës me moral, pra nuk jam as hajn, as milioner, as nuk jam tradhtar i anëtarësisë”, tha Jasharaj.

Ai tha se për shkak të vonesës së miratimit të Ligjit për Pagat, kërkuan 100 euro nga qeveria, si masë të përkohshme.