Rrahje në Vetëvendosje: Kryeziu thotë se u sulmua fizikisht nga Haxhillari në mbledhjen e pikës

E publikuar: 13/06/2022 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albion Kryeziu publikisht e ka denoncuar sulmin fizik nga Karanfil Haxhillari.

Ai ka shkruar se kjo ka ndodhur në mbledhjen e pikës së VV-së në Ortakoll.

Reagimi i plotë:

Si Aktivist që kam kontribuar në Levizjen VETËVENDOSJE, për më shumë se pesë vjet, besoj që e gëzoj të drejtën e plotë ti shpreh pakënaqësitë e mija në lidhje me këtë strukturë.

Pikërisht për këtë arsyje sonte doja të ta shrytëzoj këtë të në mbledhjen e ristrukturimit së pikës se Ortakoll.

Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!

Përmes këti postimi kërkoj nga komisjoni displinor i Lëvizjes që të merret me rastin e të mos lejoj gjërat të tilla këtyre individëve që sjelljen si bandita dhe jan arsyjet e humpjes së Prizrenit në zgjedhje.