Rrahje në Podujevë

E publikuar: 18/11/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, nga raporti 24 orësh ka njoftuar se dje në rrugën “Skënderbeu’’ në Podujevë janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit janë rrahur me një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Express