Rrahje në lokalin e natës në Gjilan ku këndoi Azeti

E publikuar: 03/08/2018 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas policisë mosmarrëveshja mes personit dhe ish të dashurës së tij është përcjellë me grabitje ku personi në fjalë i ka vjedhur një zinxhir nga fyti viktimës me arsyetimin se ai ia kishte dhuruar.

Më tej sqarohet se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. 

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me ish te dashurën e tij viktimën femër K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht dhe ja ka grabitur zinxhirin nga fyti me pretendim se ai ja kishte dhuruar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Insajderit shihet se derisa Azet ishte duke përformuar në skenë, dy persona po sulmonin njëri-tjetrin.

Pavarësisht përleshjes ahengu ishte ndërprerë vetëm për disa sekonda për të vazhduar më pas menjëherë, por lexuesi që ka dërguar videon në Insajder e ka përshkruar si “rrahje të madhe”.