Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona, njëri i mitur, pasi të njëjtit janë rrahur me dy viktimat.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Lipjan.
“Rr. “Bajram Gashi”, Lipjan 24.10.2017 – 18:54. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptarë njëri i moshës së mitur, pasi që janë rrahur me dy viktima meshkuj K-shqiptarë, njëri i moshës së mitur. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta. Viktimat janë ndaluar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri i moshës së mitur është liruar”, thuhet në raportin policor


















