
Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me Kartonin e gjelbër Rrahim Pacolli, në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën në mbrëmjen e së premtes në Paris, sot bëri homazhe dhe vendosi buqeta me lule tek Ambasada e Francës në Prishtinë.
Pacolli iu drejtua popullit francez duke ju thënë se shqiptarët anekënd ndajnë dhimbjen me ju.
Më poshtë keni postimin e plotë:
“Në shenjë respekti e falënderimi për popullin mik francez, sot qëndrova tek ambasada e Republikës së Francës me seli në Prishtinë për t`a shprehur serish dhimbjen time dhe të popullit tim për tragjedinë e cila ndodhi ditë më parë në Paris. Me këtë rast u drejtohem serish popullit francez duke ju thënë se shqiptarët anekënd ndajnë dhimbjen me ju. Rr.P”, ka shkruar Pacolli në Facebook.