Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë duke e zbatuar vendimin e këtij institucioni për ngrirje të marrveshjes Kosovë- Serbi.
Pacolli ka rikujtuar se I vetmi institucion që merr vendim është Byroja Kosovare e Sigurimeve, duke shprehur shqetësimin se ky vendim duhet të hyj në fuqi sa më shpejt.
Pacolli ka shkruar në Facebook se për arsyeja të panjohura dhe krejtësisht banale nuk është duke u zbatuar ky vendim.
Ky është postimi I Pacollit në Facebook:
“Të nderuar qytetar të Republikes së Kosovës,
Duke marrë parasyshë rrethanat e krijuara në pikat kufitare në mes të Republikes së Kosovës dhe Republikes së Serbisë, procedurat dhe taksat e pa nevojshme si dhe maltretimin e pa nevojshem për qytetaret e Republikës së Kosovës, duke i detyruar që në pikat e kontrollit kufitarë të heqin target RKS, unë si kryesues i Asamblesë së
Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dje me datë 07.09.2015 kam marrë vendim për ngrirje të marrëveshjes së 23 qershorit, marrëveshje kjo e cila është nënshkruar në Bruksel në mes të Byros Kosovare të Sigurimeve dhe Shoqatës Serbe të Sigurimeve e cila ka pasur për qëllim lehtësimin e lirisë së lëvizjes në mes qytetarëve të dy shteteve.
Mirëpo, duke parë nga afër që pala serbe gjatë kësaj periudhe kohore ka vazhduar me veprime të njëanshme dhe të pa përgjegjshme, veprime këto të cilat kanë qenë të disfavorshme për qytetarët tanë dhe kanë dëmtuar këtë marrëveshje e cila ka pasur bazë reciprocitetin e që në fakt nuk po zbatohet nga pala serbe, si kryesues i delegacionit për bisedime dhe si nënshkrues i kësaj marrëveshje kam marrë vendim që kjo e njejta të ngrihet përkohësisht.
Por për arsyje të panjohura dhe krejtësisht të pa kuptimta mekanizmat zbatues të institucioneve të Kosovës nuk po e implemetojnë vendimin për ngrirje të kësaj marrëveshje. Në bazë të informacioneve që po qarkullojnë, kjo është me urdhër të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Ju rikujtojmë se palë nënshkruese e marrëveshjes është Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe si e tillë e ka të drejtën për ngrirje të saj.
Njëherit i bëj thirrje kryeministrit Isa Mustafa ,ministrit të brendëshem Skender Hyseni, si dhe ministers së Dialogut Edita Tahirit që të sqarojnë për qytetarët pse nuk po e lejojnë zbatimin e vendimit i cili ka për qëllim të vendosë reciprocitetin në mes palëve nënshkruese të marrëveshjes për policat kufitare.