Rozana Radi tregon njohjen me partnerin, por bën gafën e madhe!

E publikuar: 14/05/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë intervistës, Rozana tregoi se së shpejti do ta shohim nuse pasi kur u pyet nga Alketa nëse ka ndërmend të ndryshojë status, këngëtarja u shpreh se e kanë në plan. 

Siç dihet Rozana është në një lidhje prej 5 vitesh me Shpëtim Karakushi, me profesion oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë. Çifti janë fotografuar disa herë bashkë, mirëpo teksa tregonte sot në “Piter Pan” si u njoh me të, Rozana bëri një gafë. 

“Një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi. Kërkonte poshtë këmbëve të mia. I thashë çfarë kërkon këtu, kë çelës se një çelës e ka gjetur Xhensila”, tregoi Rozana për njohjen me partnerin.

Mirëpo siç duket askush nuk e kapi gafën që Rozana sapo bëri pasi kënga “Çelësi i zemrës” nga Xhensila ka vetëm pak muaj që është publikuar, ndërsa Rozana dhe Shpëtimi janë njohur 5 vite më parë. Siç duket për ta zbukuruar paksa historinë këngëtarja shumë e dashur për publikun, e rrëfeu në këtë mënyrë./Xing.al/