Këngëtarja Rovena Stefa ka reaguar pas komenteve në rrjetet sociale se videoklipi i fundit i saj është shumë erotik.
“Qëllimi im kur bëj një projekt të ri është të ngacmoj nivelin artistik e kulturor të njerëzve. Në këtë mënyrë është e zakonshme apo e pritshme të ketë diskutime e polemika, kështu në një mënyrë zhvillohet kritika artistike dhe mentaliteti ynë, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se lë shumë për të dëshiruar”.