Rossi nuk dorëzohet: Besoj deri në fund!

E publikuar: 23/05/2016 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valentino Rossi nuk mundi të klasifikohej në Cmimin e Madh të Italisë, për shkak të një problemi në motor që e tradhtoi në xhiron e 9-të. Në garën e shtëpisë piloti italian i Yamahas kishte pristshmëri të lartë, sidomos pasi fitoi Pole Position në garat kualifikuese të së shtunës.

“C’mëkat dhe zhgënjim. Pikërisht këtu para tifozëve të mi dhe ku ndihesha shumë i fortë për të fituar. E pabesueshme sesi shpërtheu motori. Për herë të fundit më kishte ndodhur në Misano në vitin 2007. Ndoshta Yamaha ka një seri motorësh me probleme, në prodhim ose montim.”

Përtej zhgënjimit, Rossi këmbëngul se është me i shpejtë se një vit më parë dhe mund të bëjë atë që dëshiron më shumë, të sulmojë rivalët.

“E vetmja gjë pozitive është konfirmimi i faktit që jam ende konkurrues. Jam më i shpejtë krahasuar me sezonin e kaluar dhe c’është më e rëndësishmja mund t’i sulmoj rivalët dhe jo vetëm të qëndroj në mbrojtje.”

Kjo ishtë gara e dytë nga 6 gjithësej që 37-vjecari e mbyll pa asnjë pikë.

“Në Austin gabimi ishte i imi, e pranoj, por këtu në Mugello nuk mund të më kritikojnë për asgjë, vetëm të më ngushëllojnë. Tani më duhet të mendoj për të dhënë maksimumin për të rivalizuar deri në fund. Unë besoj gjithmonë.”/supersport.al/