Valentino Rossit i duhet të ruajë një avantazh prej 23 pikësh ndaj shokut të skuadrës Jorge Lorenzo në pesë garat e fundit, për t’u shpallur kampion i botës në Moto GP. Cmimi i madh i radhës është ai i Aragon në Spanjë, aty kur tifozët presin triumfin e pilotit tjetër të Yamahas, Lorenzo, i cili garon në shtëpinë e tij. Në fakt pista e Aragon dhe ajo e Austin, janë të vetmet e metura të këtij sezoni ku doktori nuk ka mundur të fitojë kurrë gjatë karrierës së tij, teksa seoznin e kaluar e mbylli garën vetëm pas 4 xhirove.
“Tani Botërori bëhet më i vështirë, por do të përpiqem të arrij një rezultat të mirë. Garat e fundit kanë treguar se çdo gjë mund të ndodhë gjithcka dhe se mjafton prishja e motit apo gabim i vogël që situata të përmbyset. Ndaj, e rëndësishme është të tregohem i kujdesshëm dhe të përfitoj nga situatat që mund të krijohen.”
Piloti italian i Yamahas kërkon podiumin në Spanjë pas vendit të katërt në Misano, ku triumfoi Marc Marquez, me Lorenzon që e mbylli para kohe garën.
“Natyrisht që asgjë nuk ka përfunduar, pasi janë ende edhe 5 gara, por avanatzhi i krijuar duhet menaxhuar mirë, pasi ka pista ku Lorenzo është favorit. Megjithatë, gjithçka do të varet nga ajo që do të arrij në prova. Unë besoj te motori im, skuadra dhe aftësitë e mia për t’ia dalë sërish mbanë.”