Roshi nuk e vazhdon kontratën me Frankfurtin

E publikuar: 02/04/2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtari shqiptar Odise Roshi nuk e ka pranuar të vazhdojë kontratën më skuadrën aktuale FSV Frankfurt, njoftojnë të enjten mediet gjermane.

Besohet se Roshi nuk është i kënaqur më kushtet që i kanë ofruar drejtuesit e skuadrës aktuale, prandaj po dëshiron të largohet në merkaton e verës. Kontrata e tij është deri në fund të sezonit.

Odise Roshi, i cili është paraqitur në 16 ndeshje në këtë kampionat dhe ka shënuar 3 gola për Frankfurnit, në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Kolnit. Ndërkohe për ekipin kombëtar të Shqipërisë është paraqitur 22 herë dhe ka shënuar 1 gol./KP/