Rooney e shënon golin e parë në MLS

E publikuar: 29/07/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wayne Rooney vendosi të largohet nga futbolli anglez për një aventurë në kampionatin amerikan.

Sulmuesi anglez pas 16 viteve është larguar nga vendlindja e tij për t’iu bashkuar DC United në MLS.

Në ndeshjen e tij të parë të luajtur 90 minuta, Rooney ka arritur ta shënoj golin e parë.

32-vjeçari e nisi nga fillimi ndeshjen mes DC United – Colorado Rapids ku vendasit triumfuan 2-1.

Ishte minuta e 33-të, kur Rooney pranoi një top nga Acosta dhe përballë portierit mysafirë shënoi lehtësisht.

Ky ishte goli i parë i Rooneyt në Amerikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara me DC United.

Edhe përkundër tri pikëve të marra, DC United mbetet në vendin e fundit në Konferencën Lindore të MLS. /Telegrafi/