Rooney: E meritoj të qëndroj në stol

E publikuar: 05/10/2016 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wayne Rooney e pranon vendimin e Jose Mourinhos për ta lënë në stol në ndeshjet e fundit të Manchester United. Futbollisti më i paguar i “Djajve të Kuq”, dhe njëkohësisht kapiten i skuadrës deklaroi se e ka merituar përjashtimin nga 11-shja titullare, por shpreson që në takimet e ardhshme do të mund ta rifitojë pozicionin e tij prej lideri.

“Në ndeshjen ndaj Watfordit luajta shumë keq. Unë e kuptoj kur nuk bëj paraqitje të mira. E kuptoj trajnerin edhe kur nuk më aktivizon titullar në ndeshjet pasardhëse. Skuadra ka luajtur mirë edhe pa mua, sidomos në fitoren me Lecesterin. Më duhet të punoj fort dhe të përpiqem shumë për që të kthehem në formën e duhur dhe të shfrytëzoj mundësinë që do të më jepet.”

Mourinho i pyetur për qëndrimin e tij ndaj Roonay-t është shprehur se 30-vjecari nuk ka qenë ai i pari që pas kthimit nga kombëtarja, me United që humbi 3 ndeshje radhazi, ndërsa me kapitenin në stol “Djajtë e Kuq” fituan me Leicesterin, Zoryan ndërsa barazuan me Stoke City-n.

“Skuadra po luan ndryshe pa mua, dhe unë di t’i marr përgjegjësitë. Kam një karrierë të gjatë dhe kuptoj gjithcka ndodh. Duhet të punojmë shumë si skuadër për të fituar në cdo ndeshje. Unë e pranoj stolin, mjafton që skuadra të fitojë. Unë do të luftoj për vendin tim dhe për t’u kthyer në formën time më të mirë.”

Rooney e ka të qartë se mund ta humbasë pozicionin e tij si titullar edhe në kombëtare, nëse forma e tij nuk e bind trajnerin Gareth Southgate. Pëfaqësuesja e “Tre Luanëve” fillimisht do të ketë një ndeshje të lehtë me Maltën, më 8 tetor, ndërsa tri ditë më pas do të luajë me Slloveninë në transfertë.