Cristiano Ronaldo ka pasur një problem në kyçin e këmbës dhe do të futet në teste për të kuptuar shkallën e lëndimit,
Lajmi është konfirmuar nga Juventusi dhe gjasat që ai të mungojë ndaj Napolit janë të mëdha.
Klubi e ka konfirmuar me një deklaratë për media, ku kanë treguar që Douglas Costa dhe Ronaldo kanë stërvitur të ndarë nga skuadra.
Cristiano Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Testimet për këmbën do të bëhen sot dhe nesër, për ta kuptuar pastaj se a do të jetë në gjendje të luajë në fundjavë.
Lëndimi është marr në ndeshje me Bolognan.
Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Emre Can dhe Miralem Pjanic kanë stërvitur rregullisht, ndërsa Sami Khedira është në pushim shkaku i operacionit në zemër.
Juventusi luan si mysafirë i Napolit të dielën nga ora 20:30. /Telegrafi/


















