Cristiano Ronaldo, më i miri i Evropës (Foto)

E publikuar: 24/08/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është shpallur Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-së për të dytin sezon radhazi.

Ai mposhti rivalin e përjetshëm, Lionel Messin, dhe portierin e Juventus, Gianluigi Buffon, që ta fitojë këtë trofe për herë të tretë.

Ronaldo shënoi 25 gola në La Liga dhe 12 sosh në Ligën e Kampioënve sezonin e kaluar, në dopietën të cilën e fituan mbretërit.