Cristiano Ronaldo ka siguruar një vend më mesin e top tre golashënuesve më të mirë të La Ligas, pasi shënoi në ndeshjen kundër Eibar të dielën.
Pasi humbi disa raste premtuese, ish futbollisti i Manchester United shënoi nga penaltia për fitoren 2-0 të Los Blancos.
Goli i shënuar e dërgon atë në 234 gola të shënuara në ligën spanjolle, duke u barazuar me ish lojtarin e Realit, Hugo Sanchez në renditje.
Megjithatë, Ronaldo, ka arritur shifrën në 134 ndeshje më pak se sulmuesi legjendar meksikan.