Shoku i mirë i Cristiano Ronaldos, lojtari i Sheffield Wednesday, Jose Semedo, ka deklaruar se dashuria e madhe e portugezit për futbollin dhe tifozët anglezë do ta rikthejnë yllin aktual të Realit edhe një herë në Angli, para se të pensionohet, njofton Klan Kosova.
Lojtari më i mirë në botë dhe sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo është duke menduar për rikthimin e tij në Premier Ligë.
Kështu ka deklaruar shoku i tij i ngushtë, lojtari i Sheffield Wednesday, Jose Semedo, njofton Klan Kosova.
30 vjeçari u intervistua pas fitores sensacionale të Wednesday kundër Arsenalit me rezultat 3-0, ku zbuloi se ish-ylli i Manchester United, mendon të rikthehet në Angli, para se të pensionohet.
“Është shumë i lumtur në Madrid”, tha Semedo për talkSPORT. “Por ai e do shumë futbollin anglez, ai i do tifozët anglez dhe unë besoj se do të kthehet në Angli”, njofton Klan Kosova.
“Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij pa u kthyer prapa. Ai thotë se do të donte që Real Madrid të ishte në Premier Ligë, por kjo normalisht që nuk është e pamundur, prandaj unë besoj se ai do ta përfundojë karrierën në Angli”.
Ronaldo ka bërë 292 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat, gjatë qëndrimit gjashtë vjeçar në Angli, para se të lëvizte në Real Madrid për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh në vitin 2009.