Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusit definitivisht do të jetë transferimi më i madh i verës së 2018.
Portugezi kaloi nga Los Blancos te Zonja e Vjetër për 100 milionë euro dhe një rrogë vjetore prej 30 milionëve.
Në mëngjesin e ditë së hënë Ronaldo i është drejtuar qendrës mjekësore të Juventusit, JMedical për të bërë testet mjekësore.
L’esclusivo dietro le quinte dell’incontro di @Cristiano con i suoi nuovi tifosi al #JMedical! 👋👍😁
Come vi sentite? 🎉🎉🎉
Segui il #CR7DAY live ➡️ https://t.co/xXOtaelxuU#CR7JUVE pic.twitter.com/R42yljbbbV
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2018
Cristiano nuk ka hezituar të takohet edhe me tifozët, ku disa nga ata kishin fatin të bënin fotografi dhe të fitonin autograf nga CR7.
Pasdite pritet të ndodh edhe prezantimi i tij si lojtar i Juventusit.
Ardhja e Ronaldos do të thotë shumë për Zonjën e Vjetër, si në shtimin e provojë, ashtu edhe ne aspektin e marketingut.
CR7 në të kaluarën ishte pjesë edhe e Manchester Unitedit dhe Sporting Lisbonës. /Telegrafi/
Live dal #JMedical. @Cristiano saluta i tifosi ⚪⚫👋🔊#CR7DAY #CR7JUVE pic.twitter.com/yLkTQH5AbN
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2018