Ronaldo, 500 gola në karrierë

E publikuar: 15/12/2016 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka arritur edhe një rekord personal.Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar golin e 500 në karrierë si futbollist profesionist.

Këtë rekord portugezi e arriti në fitoren 2-0 kundër Club America në botërorin e klubeve.

Ai golat i ka shënuar për Kombëtaren e Portugalisë, Sportingun, Manchester Unitedin dhe Real Madridin.

Ronaldo golin e parë me klub e realizoi në vitin 2002 kur ishte 17-vjeçar. /Telegrafi/