Me finalizimin ndaj Eibarit, Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 30 golave në La Liga për të 6-tin sezon radhazi një rekord më vete, që tregon se cfarë lojtari është portugezi. Me përjashtim të sezonit të tij të parë kur u ndal në kuotën e 26 golave në 29 ndeshje të zhvilluara gjithsej, Cristiano gjithmonë ka arritur ta kalojë shifrën 30. Në këtë sezon 31-vjecari ka një mesatare prej 0,93 finalizimesh për ndeshje dhe po lufton me argjentinasin Higuain, dhe brazilianin Jonas për të fituar Këpucën e Artë Europiane. Falë aftësive fantastike që zotëron përpara portës portugezi e ka fituar në 4 raste këtë trofe, 3 herë me Realin dhe 1 herë me Manchester United.
Vetëm Lionel Messi i afrohet disi luzitanit me argjentinasin e Barcës që ja ka dalë ta arrijë shifrën 30 në La Liga në 5 sezone gjithsej. Sulmuesit e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër në Primera Division janë Diego Forlan që shënoi 32 gola me Atleticon e Madridit në sezonin 2008-2009, dhe Samuel Eto’o që me fanellën e Barcës arriti shifrën 30 në të njëjtin edicion. Rekordet e Ronaldos megjithatë nuk përfundojnë këtu pasi Cristiano ja ka dalë t’u shënojë të gjitha skuadrave të La Ligas në një sezon të vetëm, ndërsa aktualisht është edhe golashënuesi më i mirë të gjithë historisë së Uefa Champions League. Ronaldo së bashku me Alan Shearer-in mban edhe rekordin e futbollistit që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm të Premier League plot 31 në 2007-2008.