Ronaldinho mund të rikthehet të luaj në Evropë. Vëllai i Ronaldinhos, Roberto, ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, ka marrë telefonata të shumta kohëve të fundit nga Anglia, teksa ylli brazilian po mundohet të gjejë skuadër të re.
“Azia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një opsion për Ronaldinhon. Ai ende dëshiron të luaj. Vëllai im kurrë nuk ka pasur lëndim serioz, trupi i tij është në gjendje shumë të mirë. Mendoj se edhe për 3-4 vite ai mund të jap më të mirën nga vetja. Kemi pasur telefonata të shumta edhe nga Premielriga, gjithçka mundet me ndodh”, ka thënë vëllai i Ronaldinhos, Roberto.
Ronaldinho më parë ishte afër që të transferohet në Angli te Manchester Unitedi, por Barcelona u tregua më e shpejtë duke blerë brazilianin nga Paris Saint-Germaini në vitin 2003.