Një legjëndë si Francesco Totti nuk vdes kurrë dhe këtë gjë e dinë shumë mirë tifozët e Romës. Pavarësisht moshës së madhe dhe vështirësive që ka kaluar së fundmi, në sfidën e së Mërkurës ndaj Torinos, Totti tregoi edhe njëherë tjetër se sa vlen. Ajo që bëri ndaj skuadrës Granata mund të konsiderohet edhe si një fitore personale e kapitenit kundër trajnerit të verdhekuqve, Luciano Spalletti dhe jo vetëm. Mjaftuan pak minuta në fushën e blertë ku falë dy golave të tij Totti i dha skuadrës një trepikësh shumë të rëndësishëm. I ndodhur me shpatulla pas murit, teknikut Spalleti nuk i mbeti gjë tjetër vecse të komplimentonte 39-vjecarin.
Përpara mikrofonëve Spalletti përsëriti sërish se është ai që vendos në lidhje me formacinonin. Dicka normale kjo por kur behët fjalë për skuadrën e Romës dhe numrin 10 të saj situata bëhet disi më e veshtirë. Nga ana tjetër drejtuesit e Romës vazhdojnë të jenë të mendimit për të mos i rinovuar kontratën Tottit por, paraqitjet në takimet e fundit mund t’i japin një tjetër rrjedhë të ardhmes së kapitenit. Pas asistit për Salah ndaj Bolognës, golit kundër Atalantës erdhi dhe dygolëshi ndaj Torinos. Në vetëm 20 minuta të luajtura në dy takimet e fundit idhulli i tifozeris verdhekuqe ka arritur të realizojë tre gol duke i dhuruar ekipit 4 pikë. Shifra të kënaqshme këto për një futbollist të moshës së tij. Francesco Totti e ndjen ende veten të gatshëm të luaj dhe stoli për të duket i papranueshëm. 39-vjecari për momentin nuk e sheh veten të ulur në një tavolinë duke bërë rolin e drejtuesit.