Roma mposht me lehtësi Entellan, kalon në çerekfinale

E publikuar: 14/01/2019 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka arritur të shënojë fitore me lehtësi, duke e mposhtur Entellan me rezultat 4-0. 

Romakët e kishin më të lehtë se sa u mendua me klubin që aktualisht garon në Serie C.

Që në minutën e parë u shënua goli i epërsisë me Patrick Schick që realizoi bukur me thembër pas asistimit të Under.

Çeku asistoi edhe tek goli i dytë kur pasoi bukur në tollovi për Marcanon (2-0).

Ivan Marcano duke shënuar . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Roma nuk e largoi këmbën nga gazi duke vazhduar me ritmin e njëjtë.

Schick arriti ta shënojë golin e dytë personal, ku shënoi për 3-0 nga distanca.

Pamje nga festa e Romës (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ndeshjen e mbylli goli i Javier Pastores që realizoi në minutën e 74-të.

Roma ka kaluar në çerekfinale të Kupë së Italisë ku do të takohet me Fiorentinën. /Telegrafi/