Roma mposht 3-1 Empolin, ngjitet në vendin e dytë

E publikuar: 17/10/2015 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma duket se ka gjetur ritmin e duhur në Serinë A që pas humbjes me Samdorian në javën e pestë. Verdhekuqtë e Rudi Garcias mposhtën 3-1 Empolin në “Olilmpico” duke u ngjitur të paktën për një natë në vendin e dytë, me një pikë më pak se Fiorentina kryesuese. Kryeqytetasit vuajtën shumë për të gjetur rrugën e rrjetës, edhe pse gjatë pjesë së parë në të paktën në tre raste iu afruan golit me Gervinho dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Sfida mori rrjedhë të patkhyeshme nëminutën e 56-të, teksa Miralem Pjanic ekzekutoi në mënyrë perfket një goditje të lirë nga 20 metra largësi.

Tre minuta pas, mesfushori boshnjak mori përsipër goditjen e këndit që u devijua me kokë drejt rrjetës nga Danielle De Rossi.

Avantazhi i dyfishtë u dha më shumë qetësi verdhekuqve që shënuan golin e sigurisë në të 66-ën me Salah, i asituar në këtë rast nga Gervinho.

Në të 75 erdhi edhe kundërpërgjigjja e Empolit me Marcel Buchel, por finalizimi i futbollistit të kombëtares së Lihtensteinit, vlejti vetëm për statistikë./ss/