Jo vetëm Garcia pasi së bashku me të do tu japë lamtumirën kryeqytetasve edhe drejtori sportiv Walter Sabatini.
Do të ketë revolucion te Roma në përfundim të këtij sezoni. Pas rezultateve të dobëta që kanë arritur verdhekuqtë gjatë muajve të fundit Rudi Garcia ka prishur marrëdhëniet me të gjithë ambientin romanist dhe në Francë e bëjnë fakt të kryer largimin e tij nga Roma në përfundim të sezonit me trajnerin francez që do të marrë vendin e Laurent Blanc në stolin e Paris Saint Germain.
Por nga Roma nuk do të largohet vetëm Garcia pasi sëbashku me të do tu japë lamtumirën kryeqytetasve edhe drejtori sportiv Walter Sabatini. Në këtë mënyrë në Itali aludojnë se pjesë e Romës sezonin e ardhshëm do të bëhen Walter Mazzarri dhe Marco Branca, i pari në rolin e trajnerit dhe i dyti në atë të njeriut të merkatos ose drejtorit sportiv. Dy ish drejtuesit e Interit pritet të nisin një aventurë të re tashmë në radhët e Romës./ss/