Manchester City kërkon shumë para për Edin Dzekon, saqë Roma duhet ta dyfishojë ofertën.
Drejtori sportiv i Giallorossëve, Walter Sabatini, të dielën mbrëma ka udhëtuar për në Mançester për t’i intensifikuar bisedimet duke menduar se me blerjen e Raheem Sterlingut (për 49 milionë funte nga Liverpooli), klubi anglez do të pajtohej ta shiste më lehtë boshnjakun për të grumbulluar fonde.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se bisedimet nuk shkojnë mirë, pasi City kërkon 20 milionë funte për sulmuesin.
Roma ka shpresuar ta huazojë Dzekon me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 15 milionë euro (10.6 milionë funte).
Mirëpo, kërkesa e Cityt për 29-vjeçarin është 28 milionë euro (20 milionë funte). /Telegrafi/