Jiang Lailai është androidi që po kryen rolin e prezantueses, në një emision për risitë teknologjike, që transmetohet në Kinë.
Që nga episodi parë që është transmetuar më gjashtë janar, shikuesit janë ulur para televizorit, por jo vetëm që të shohin zhvillimet në “Krijimin e të Ardhmes me Inteligjencë”, transmeton Telegrafi.
Me flokët e prera shkurtë, fytyrë shumë reale nga silikoni dhe trup që ia ekspozon të tërësi strukturën e brendshme, ky robot është bërë shumë atraktiv për shikuesit.
Algoritmi që ia mundëson edhe të flet si njeri, ka mahnitur edhe ekspertët e teknologjisë, që pretendojnë se është një sistem shumë i sofistikuar robotik.
“Është një adoleshente 18-vjeçare që e adhuron vallëzimin dhe leximin e librave komik” ka thënë udhëheqësi i emisionit, para se në studio të hynte Lailai. Shumë të pranishëm në sallë, nuk kanë besuar që është robot, duke dyshuar në improvizimin e ndonjë aktoreje.
Krijimi i gjymtyrëve artificiale, printimi 3D, sistemi i identifikim përmes fytyrës dhe të rejat në telefoni mobile, ishin temat e fundit të këtij emisioni, që po pëlqehet gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/