Jorn Rohde
Rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ata janë ndaluar në kufi mbrëmë rreth orës 10 e deri me tani ende nuk janë lejuar të kalojnë.
Lidhur me ketë ka reaguar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai e ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që Serbia t’i lejojë kosovarët ta kalojnë kufirin Serbi – Kroaci.
“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave të Kosovës ta kalojnë kufirin Batrovci, Serbi – Kroaci!.Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Rohde.